Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani nuk mund të qëndrojnë larg futbollit. Dyshja e famshme mori drejtimin e Monzës, ekip që garon në Serie C. Ekipi po zhvillon një kampionat të mirë nën drejtimin e Christian Brocchit dhe kryeson grupin A të divizionit të tretë me 13 pikë diferencë nga vendi i dytë.
Galliani, i cili mban postin e administratorit të deleguar të klubit, ka rrëfyer për Corriere dello Sport se shumë shpejt do të kemi një derbi tjetër në Serie A.
“Qëllimi ynë është të arrijmë me Monzën në Serie A brenda vitit 2021. Silvio Berlusconi e ka mendjen te derbi Milan-Monza. I dashuroj kuqezinjtë, por klubi është një çështje e të tjerëve për momentin. Ibra? Nuk flas për të, jo të gjithë mund të luajnë në San Siro.
Napoli? Askush më mirë se Carlo Ancelotti nuk di të nxjerrë një ekip nga kriza. Do t’i telefonoj pas një viti e gjysmë. Do të jemi ngjitur në Serie A dhe do e telefonoj për t’i ofruar pankinën“, përfundon Adriano Galliani. /abcnews.al