Gennaro Gattuso nuk do të jetë trajner i Fiorentinës sezonin e ardhshëm. Zërat që dolën një ditë më parë kanë rezultuar të vërtetë dhe Rino e ka mbyllur bashkëpunimin me klubin “Vjollcë” pa debutuar në stol.
Fiorentina ka dalë me komunikatë zyrtare dhe ka konfirmuar që palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e marrëveshjes së nënshkruar pak kohë më parë, pa penalitete.
Nota ACF Fiorentina: Gattuso#ACFFiorentina #Fiorentina #ForzaViola
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) June 17, 2021
Palët do të vazhdojnë rrugën të ndarë. Shkak për largimin e Gattuso është bërë merkato. Trajneri dhe klubi ishin në linja të ndryshme dhe kështu Fiorentina duhet të gjejë teknik të ri, kurse Rino të presë të tjera oferta. /abcnews.al