Galatasaray nuk heq dorë nga Muslera, “luanët” gati rinovimin për “veteranin” e portës

schedule11:16 - 31 Tetor, 2023

schedule 11:16 - 31 Tetor, 2023

Prej më shumë se 12 vitesh tashmë, “gardiani” uruguajan i portës, Fernando Muslera mbron rrjetën e “luanëve” të Galatasaray, në Turqi, teksa është kthyer në një “legjendë” të klubit, duke zhvilluar të paktën deri më tani, plot 475 përballje me fanellën e “gjigantëve” të Superligës turke.

Për besnikërinë e tij dhe për faktin se ende mund të japë shumë në fushën e blertë, kampionët e Turqisë kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën 37-vjeçarit, me marrëveshjen aktuale që skadon në verën e vitit 2024.

“Veteranit” uruguajan i është propozuar një rinovim kontrate edhe për dy vite të tjera, pra deri në verën e vitit 2026, por me një ulje rroge në 1.5 milionë euro në sezon, ulje e cila është pranuar nga lojtari, të paktën kështu kanë raportuar deri në këto momente mediat turke. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!