Cristiano Ronaldo mund të vazhdojë karrierën e tij në Turqi.
Galatasaray po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Manchester United , sipas Fotomaç.
Klubi ka bërë tashmë një kërkesë gjatë merkatos së verës, por iu refuzua për shkak të hezitimit të 37-vjeçarit portugez për t’u transferuar në një klub që nuk konkurron në Champions League.
Megjithatë, kontaktet nuk u ndalën. Galatasaray dëshiron të nënshkruajë me Ronaldon në dimër ose verën e ardhshme.
Cristiano ka shënuar 2 gola në 10 ndeshje për Manchester United këtë sezon. /G.D abcnews.al/