“Galaktiku” i Palmeiras bën hapin e madh në karrierë, Endrick ftohet në Kombëtaren e Brazilit

schedule14:16 - 7 Nëntor, 2023

schedule 14:16 - 7 Nëntor, 2023

I konsideruar si “e ardhmja” e sulmit brazilian, “bomberi” 17-vjeçar, Endrick është thërritur për herë të parë në përfaqësuesen e Brazilit, në përballjet e radhës më 17 e 22 nëntor, ndaj Kolumbisë e Argjentinës të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror të futbollit, 2026.

Endrick ka shfrytëzuar mundësitë “e arta” që tekniku Abel Ferreira i ka dhënë te “gjigantët” brazilian të Palmeiras, duke arritur të shënojë plot 4 gola, në 7 përballjet e fundit, shifra këto që kanë mahnitur aq shumë, tekniku Fernando Diniz, saqë ky i fundit ka vendosur t’i bëjë për herë të parë ftesën në Kombëtare.

Endrick, i cili ka shijuar suksesin në kampionatin Paulista, Serie A braziliane dhe Superkupën e Brazilit, tashmë ka bërë diferencën te përfaqësueset e moshave, teksa në prill të vitit 2022 ai fitoi turneun Montaigu U-17, kundër Argjentinës, duke u kurorëzuar si “Lojtari më i mirë”, i kampionatit dhe gjithashtu golashënuesi më i mirë me pesë gola.

Ndërkaq, kujtojmë se pavarësisht se ka një të ardhme të ndritur përpara, braziliani Endrick është në pritje të ditëlindjes së tij të 18-të, në mënyrë që të përfundojë transferimin e tij te “galaktikët” e Real Madrid, me këtë të fundit, që ka derdhur, që para 2 vitesh në arkat e Palmeiras shumën e 37.5 milionë eurosh. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!