Dy ditë më parë doli lajmi se Carlos Bilardo është me koronavirus. 82-vjeçari fitoi Botërorin e vitit 1986 me Argjentinën si trajner, hera e fundit që kombëtarja “albiceleste” pushtoi botën.
Lajmi i trishtoi të gjithë tifozët argjentinas, por për t’i qetësuar ata ka menduar vëllait i tij. Jorge Bilardo ka mohuar gjithçka, duke theksuar se Kampioni i Botës nuk është prekur nga COVID-19.
“Është bërë një gabim në laborator, vëllai im nuk është me koronavirus, ai nuk ka asgjë“, deklaron Jorge, ndërsa ish-trajneri i njohur nuk kishte shfaqur asnjë simptomë.
Bilardo vuan prej kohësh nga një sëmundje neuro-degjeneruese (ka të bëjë me një sërë problemesh shëndetësore që ndikojnë pikë së pari neuronet në trurin e njeriut).
Ai jeton aktualisht në një azil pleqsh në lagjen Almagro të Buenos Aires, vend në të cilin dhjetë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. /abcnews.al