Gafa e re e Biden/ Ngatërron emrin e bashkëshortes së Navlany, e quan “Yolanda”

schedule10:24 - 23 Shkurt, 2024

schedule 10:24 - 23 Shkurt, 2024

Joe Biden, i cili u takua të enjten, me gruan dhe vajzën e Alexei Navalny bëri sërish një gafë. Pas takimit, duke folur për gazetarët, presidenti amerikan ngatërroi emrin e vejushës së Navalny, duke e quajtur atë “Yolanda” në vend të Yulia.

“Këtë mëngjes pata nderin të takohem me gruan dhe vajzën e Alexei Navalny. Dhe ia bëra të qartë se ai ishte një burrë me guxim të jashtëzakonshëm dhe është e mahnitshme që gruaja dhe vajza e tij po ndjekin të njëjtin shembull”, tha Biden menjëherë pas takimit të tyre.

“Ajo që është bërë e qartë për mua është se Yolanda do të vazhdojë të luftojë,” shtoi 81-vjeçari Biden.

“Ndërsa fokusi i këtij takimi të nivelit të lartë ishin padyshim çështjet kritike të represionit politik dhe administrimit të drejtësisë, ngatërrimi i emrin ngaYuli  në ‘Yolanda’ shkaktoi një stuhi reagimesh.

Gjatë takimit në Kaliforni, Biden shprehu admirimin e tij për guximin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të Navalny në luftën kundër korrupsionit, për një  Rusi të lirë dhe demokratike, në të cilën sundimi i ligjit do të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!