Gafa e radhës e Biden, e quan Zelenskyn “Vladimir”

schedule15:43 - 12 Korrik, 2023

schedule 15:43 - 12 Korrik, 2023

Biden e ka quajtur Zelensky-n ‘Vladimir’, gjatë një deklaratë të përbashkët të G7 në mbështetje të Ukrainës. Ai u drejtua atij duke e quajtur Vladimir, megjithëse ky emër është padyshim shumë i ngjashëm me Volodomyr.

“Ne sapo përfunduam takimin e parë të këshillit NATO-Ukrainë dhe të gjithë aleatët ranë dakord se e ardhmja e Ukrainës qëndron në NATO”, tha presidenti amerikan.

Presidenti amerikan tha se foli edhe me presidentin ukrainas, por gabimisht e quajti atë Vladimir.

“Unë dhe Vladimir…..,unë dhe Zelensky folëm për llojin e garancive që mund të kishim humbur ndërkohë që isha në Ukrainë dhe kur u takuam në vende të tjera.

“Sot, angazhimet afatgjata që po ndërmarrim janë fokusuar në siguritë që do t’i ofrojmë Ukrainës.”

Korniza e G7-ës përqendrohet në sigurimin e një force të qëndrueshme të aftë për të mbrojtur Ukrainën tani dhe për të penguar agresionin rus në të ardhmen.

Ai gjithashtu do të ofrojë ndihmë sigurie dhe pajisje moderne ushtarake në tokë, ajër dhe det.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!