Sampdoria është skuadra më e prekur nga koronavirusi. Klubi konfirmoi se plot 8 lojtarë ishin infektuar me COVID-19, por për fat të mirë janë vetëm shtatë. Njëri prej tyre, Omar Colley ka rezultuar negative.
Ndoshta një gafë e klubit dorian, gjithsesi rëndësi ka që mbrojtësi nga Gambia nuk ka probleme dhe po kalon një gjendje të mirë shëndetësore. Lojtari afrikan sqaron gjithçka me një postim në rrjetet sociale.
“Të dashur familjarë, miq dhe tifozë, ju falënderoj për mesazhet dhe shqetësimin e shprehur ndaj meje. Unë bëra një test gjaku dhe mushkërie ditën e enjte dhe rezultatet ishin negative. Të Premten bëra një test tjetër të hundës, por rezultatet ishin të pasigurt.
Mund të konfirmoj që familja ime dhe unë jemi të pastër dhe kemi shpëtuar nga koronavirusi. Falënderoj Sampdorian për ndihmën dhe mbështetjen që kemi marrë dhe vazhdojmë të marrim. Lutem për të sëmurët dhe uroj të shërohen sa më shpejt”, shkruan Colley. /abcnews.al

