Gaethje: Khabib nuk është ndeshur me një si unë, do ia thyej këmbët

schedule13:17 - 23 Tetor, 2020

schedule 13:17 - 23 Tetor, 2020

Kampioni i përkohshëm për peshat e lehta, Justin Gaethje, është në hapat e fundit të përgatitjes për duelin me Khabib Nurmagomedov. Dueli mes tyre është cilësuar si një nga eventet më të mëdha të vitit, por amerikani në konferencën e zakonshme para duelit kërkon të përqendrohet tek vetja e tij.

“E dini, unë nuk kam parë asnjë video të Khabib. Kam parë ndeshjet e tij, pasi unë jam një tifoz i madh i MMA-së, por nuk kam pse ta analizoj atë edhe pse e kam kundërshtar. Gjithmonë jam fokusuar që të jap maksimumin nga vetja. Ai nuk ka luftuar ende me dikë si unë, që ka po aq eksperiencë sa ai në ring.

Nuk do ta lejoj që të më mbërthejë në cep të ringut. Nëse e bëj këtë gjë, atëherë unë jam i dehur. Plani im i lojës është që ta kap atë në mes dhe e kam thënë me qindra herë që unë aty shkaktoj dëme. Unë kam kocka të forta dhe do t’ia thyej këmbët. Kështu do të fillojë dhe më pas të shikojmë se si do të shkojë”, mbyll Gaethje. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!