Një një lidhje direkte në “Provokacija”, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili foli ndër të tjera për mënyrën se si po e menaxhon qeveria situatën e krijuar nga koronavirusi.
Vasili tha se ne ende nuk e dimë kush është në përbërje të Komitetit Teknik, ndërsa komentoi edhe daljen e shpeshtë mediatike të kryeministrit Rama.
“Ju nuk dinin sot kush është përbërja e Task Forcës apo Komiteti Teknik. Mund të them një gjë, e gjithë ngarkesa mediatike e kryeministrit, sensi i mesazheve është një mënyrë formuese e gabuar. Ne i kemi bërë ftesa të njëpasnjëshme ta lërë këtë strategji, e cila është strategjia e jetës së tij. Është fare e qartë se duke okupuar një hapësirë që nuk është e tij, sigurisht mosbesimi, krijimi i hapësirave të tjera është e mundshme. Të gjithë kryeministrat e tjerë anembanë globit kanë qenë shumë më ekonomikë
Ai duhet të bëjë shumë mirë që të mos pranojë asnjë. Unë i sugjeroj në emër të një seri betejash që kam përballur. Pyetja është e tillë: ju do pranonit që ju do pranonit këshillat e një djaloshi që sapo vjen apo do të mirëprisnin një njeri që ka eksperiencë shumë më të madhe.
Të gjitha këto që thashë për shkak të pozicioneve të mia unë i kam drejtuar. I ofroj këshilla, dhe nuk i kërkoj as të më thotë po dhe as faleminderit”, tha Vasili.
I pyetur nga Mustafa Nano se si e shikon situatën, ai u shpreh se masat janë marrë me vonese, ndërsa bëhen shumë pak testime. Sipas tij arsyeja pse nuk bëjnë teste në shumicë, ashtusikurse është kërkuar nga OBSH është për faktin se nuk kanë tamponë.
“Situata në Shqipëri ka një problematike themelore, që i mungojnë themelet e krijimit të një arsyetimi shkencor. Themeli i arsyetimit shkencor vjen fillim, mbarim sigurimi i informacionit. Kjo vjen vetëm nga kryerja e testimeve.
Ata nuk rrisin nivelin e testimeve sepse nuk kanë tamponë, teste. Ju e dëgjuat që ministrja del dhe thotë që kemi porositur 30 mijë tamponë. Strategjia testim, testim, testim, përkoi me fillimin e pandemisë. Duhet ti kundërviheshim OBSH dhe të thonim siç thotë Rama që unë kam një komitet që mendon ndryshe. Kemi ne fuqi që të kemi një mendim ndryshe nga OBSH?”, deklaroi ai.
Më tej Vasili tha se qeveria vepron në këtë mënyrë duke menduar se do ia dalë pa lagur. Ndrëkohë, sipas Vasilit gabimi më i madh është përjashtimi i mjekut të familjes në këtë betejë.
“Një vizion të ngushtë dhe përpiqet se do ia dalë pa u lagur. Kostot e sigurimit të testimit janë në mënyrë qesharake inferiore nga ato kosto që kufizohen sot. Me 3 apo 4 milion euro do të kishim një sasi testesh për të mbuluar situatën.
Kemi bërë një gabim themelor, përjashtuam kujdesin parësor mjekun e familjes. Jo më larg se dje ministrja deklaroi se do përfshijnë mjekun e familjes. Pas gati 5 javësh pandemi kujtohesh q ëke një strategji të gabuar”, u shpreh ai. /abcnews.al