Gabimi që duhet të shmangni pasi keni kryer marrëdhënie seksuale

schedule22:40 - 24 Janar, 2022

schedule 22:40 - 24 Janar, 2022

Duhet ta keni dëgjuar ose lexuar një milion herë: Gjinekologët thonë se duhet të urinoni gjithmonë pas seksit për të shmangur një infeksion të mundshëm të traktit urinar. irë, por çfarë tjetër duhet të bëni pas seksit? Edhe nëse nuk ndjeni nevojën për të shkuar në banjo, përpiquni të urinoni gjithsesi.

Rrjedha e urinës do të ndihmojë në largimin e baktereve nga uretra juaj. Infeksionet e traktit urinar ndodhin kur bakteret që normalisht jetojnë në vaginë ose në zorrën e trashë shtyhen në uretër gjatë aktivitetit seksual. Kjo është edhe më e rëndësishme nëse merrni shpesh infeksione të traktit urinar.

Mos vishni të brendshme pas seksit

Nëse nuk dëshironi të flini lakuriq, thjesht vishni këmishën e natës ose një pizhame të lirshme prej pëlhure që merr frymë mirë. Mos vishni të brendshme deri në mëngjes, përndryshe mund të ndodhë infeksion.

Gjumi pa të brendshme ndihmon për të lënë vaginën tuaj të “marrë frymë”. Kjo zvogëlon rrezikun e infeksionit ose gjendjeve të tjera kruajtjeje. /abcnews.al