Mund të mos e kuptoni saktësisht se çfarë i bën primeri lëkurës tuaj, por për shumë është një nga hapat e para të grimit që nuk mund të anashkalohet. Siç raporton Bustle, ai është pjesa e parë e rutinës suaj të grimit dhe quhet primer sepse përdoret fillimisht dhe përgatit lëkurën tuaj për grimin, duke krijuar një bazë të këndshme për të aplikuar të gjitha produktet më pas.
Por ka një pjesë të veçantë të fytyrës tuaj ku mund të keni menduar që mos ta përdorni asnjëherë, dhe kjo nuk është askund tjetër veç qepallave tuaja.
Sipas Beautiful, ne të gjithë bëjmë një gabim të madh kur bëhet fjalë për primerin, dhe ai është neglizhimi për ta aplikuar atë në qepalla. Mund të mos keni dëgjuar kurrë për të, por ky është një hap kyç në krijimin e një grimi korrekt dhe të plotë.
Disa artistë profesionistë të grimit i thanë Bustle se rimeli është i padobishëm pa të, pasi ai ndihmonë që pigmenti të duket më i plotë. Ju mund të blini primer që është posaçërisht për qepallat, megjithëse përdorimi i një të zakonshmi është ende mirë nëse doni të kurseni para.
Gjithsesi, çdo primer është bërë për lëkura të ndryshme, dhe ai për rimel nuk është më ndryshe. Disa ofrojnë shkëlqim shtesë dhe të tjerat janë plotësisht transparente, ajo që funksionon për një person mund të mos funksionojë për ju. Kjo është arsyeja pse ju duhet të gjeni atë që plotëson nevojat e lëkurës tuaj.
Një gabim tjetër, sipas Bustle, që mund të bëni është të aplikoni vetëm primer përpara fondatinës. Në vend të kësaj, provoni të përzieni primerin me bazën për një pamje më të lehtë dhe më natyrale. Gjithashtu, një këshillë e mirë për ata që tashmë e përdorin primerin, por që ndihen sikur nuk po bën asgjë, është ta ndryshoni atë me stinët. Për verën, ju mund të keni lëkurë natyralisht më të yndyrshme , ndërsa në dimër mund t’ju thahet në mënyrë drastike. Duke e ndryshuar sipas stinëve, do të jeni të mbrojtur.
Primer gjithashtu funksionon më mirë kur aplikoni vetëm një sasi të vogël, sepse sasitë e mëdha do të kenë efektin e kundërt. Dhe mbani mend se ai nuk është bazament, ndaj mos i aplikoni të dy produktet në të njëjtën mënyrë. /abcnews.al