Sezoni i vjeshtës vjen me uljen e temperaturave dhe me një sërë virozash sezonale. Në kohën që po jetojmë konfuzioni mes një gripi të zakonshëm dhe koronavirusit është shumë i madh.
Pneumologu Adrian Jorgji dhe Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në intervistën e dhënë këtë të hënë në programin ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi kanë ndarë detaje nga puna e përditshme me pacientët, por edhe këshillat që njerëzit duhet të kenë kur nuk ndihen mirë.
Ajo çka mjeku Jorgji nënvizoi ishte mos përdorimi i menjëhershm i antibiotikëve, pasi organizmi i njeriut duhet të luftojë bashkë me suplemente të tjera sikur janë lëngjet dhe ushqimet e duhura virusin dhe gripin.
Sipas tij, duhet të përballemi me fenomenin dhe se njerëzit duhet të jenë më shumë të ndërgjegjësuar për situatën aktuale. Abuzimi me antibiotikët, sipas tij është alarmante. Ndërkohë nga ana tjetër Alimehmeti preku edhe çështjen e maskave të krijuara enkas, nga fasonë apo individë. Sipas tij duhet të jemi të kujdesshëm në përdorimin e tyre se ende ska raporte që tregojnë efikasitetin.

