Në verë Ramen Çepele përfundoi kontratën e tij me Interin dhe vendosi të kalojë në Gjermani te Hannover. Mbrojtësi i kombëtares ka treguar cilësi të mëdha dhe jehona e talentit të tij ka arritur deri në Spanjë.
Madrilenia AS flet për yllin kuqezi dhe e cilëson atë si një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim në moshën e tij, teksa nënvizon fort gabimin e madh të Interit, që e la 17-vjeçarin të largohej drejt Hanoverit.
Media gjigante vë në dukje gjatësinë e Çepele (1.9 m) dhe aftësitë e tij të mëdha në pozicionim dhe inteligjencë. Sipas tyre Inter duhet ta mbante Çepele me patjetër edhe për shkak të mungesës së qendërmbrojtësve të majtë të paktë në qarkullim. /abcnews.al