Gabimi i Emerllahut kushton shumë, Ballkani “ngec” ndaj maltezëve të Hamrun

schedule19:56 - 23 Korrik, 2024

schedule 19:56 - 23 Korrik, 2024

Mund të jenë kampionë absolut në Kosovë, mirëpo në Evropë po nuk performojnë në nivelin e duhur.

“Dardanët” e Ballkanit kanë zhgënjyer sërish në kualifikueset e kupave evropiane, ku pas dy pjesmarrjeve radhazi në Conference League, duket se kësaj here gjithçka do të jetë më e vështirë, për të arrirë elitën.

Pasditen e kësaj të marte, djemtë e Ilir Djaës kishin shansin e artë për të treguar veten në stadiumin “Zahir Pajaziti”, mirëpo në përballjën e parë të fazës së dytë kualifikuese të Conference League “ngecën” në barazimin 0-0, përballë maltezëve të Hamrun.

“Fantazisti” Lindon Emerllahu pati shansin perfekt për të siguruar avantazhin për “Dardanët” në minutën e 20’-të, mirëpo nga pika e bardhë e penalltisë mesfushori u treguar i pasaktë, duke mos arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Pavarësisht dominimit të Ballkanit avantazhi nuk erdhi duke e mbyllur sfidën pa gola dhe tashmë do të diskutojnë për kualifikimin në sfidën e kthimit, atë të 30 shtatorit, me ekipin fitues që në fazën e ardhshme do të përballet me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!