Nga Frida Ghitis, CNN
Presidenti i zgjedhur beson se vendimi i Trump për të përmbysur vullnetin e popullit do të dështojë. Do të jenë gjykatat ato që do t’i japin fund.
Por Biden e ka gabim nëse mendon se nisma ligjore e Trump rreth zgjedhjeve dhe demokracisë amerikane është problemi kryesor që presidenti po shfaq. Trump po “helmon” tokën për Biden dhe për të ardhmen e Amerikës. Shpifja, diskreditimi i legjitimitetit ndaj Biden dhe demokracisë amerikane do të vazhdojë, vetëm nëse Biden trajton çdo çështje me kujdes dhe nuk e lejon më Trump të dëmtojë presidencën përpara se ai të marrë pushtetin.
Më 20 janar, Biden do të betohet, dhe nëse Trump i pëlqen apo jo, pushteti do të jetë në duart e tij.
Për shumicën e amerikanëve pamja e avokatit të Trump, Rudy Giuliani, të cilit i doli ngjyra e bojës së flokëve gjatë një konference për shtyp, i zemëruar për komplotet kundër Trump, është argëtuese po aq sa edhe fyese.
Shumica e amerikanëve e dinë që Biden fitoi. Shumica e amerikanëve besojnë se zgjedhjet ishin të sigurta, siç është konfirmuar edhe nga vetë Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Sigurisë së Infrastrukturës së Trump – pak para se Trump të shkarkonte shefin e tij. Trump pushoi nga puna Krebs sepse ai kundërshtoi drejtpërdrejt pretendimin e presidentit se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se Biden ishte fituesi.
Shumica e amerikanëve e dinë të vërtetën. Por mesa duket më shumë se gjysma e republikanëve nuk duan ta besojnë, transmeton abcnews.al
Ndërsa sfidat e tij ligjore nuk po shkojnë siç duhet, Trump vazhdon me pretendimet e tij. Në njërën ai dhe në anën tjetër aleatët e tij po u bëjnë presion zyrtarëve lokalë që të injorojnë vendimin e votuesve dhe të refuzojnë të vërtetojnë zgjedhjet. Ajo që do të thotë kjo është se Trump po përpiqet të zhdukë demokracinë amerikane. Kjo përpjekje do të dështojë.
Mos harroni, Trump fitoi më shumë se 70 milion vota. Sondazhet tregojnë se shumica e mbështetësve të tij besojnë trillimet e mashtrimit në shkallë të gjerë të sajuara në imagjinatën e ekipit të Trump.
Sipas një sondazhi të Reuters 52% e republikanëve besojnë se Trump fitoi, krahasuar me vetëm 29% që besojnë se Biden fitoi.
Sondazhi tregoi 73% të të gjithë atyre që u anketuan besojnë se Biden është fitues. Ky mohim nga ana e republikanëve përfaqëson një gropë të madhe nën presidencën e Biden, dhe nëse Biden nuk bën diçka, ajo vrimë mund të zgjerohet.
Sigurisht, pretendimet e propagandës janë të pahijshme, pa fakte, aq sa edhe Tucker Carlson i Fox News me sa duket nuk arriti të bindte Sidney Powell të tregonte ndonjë provë.
Skepticizmi i Carlson është pa dyshim një devijim: Një gjë e tillë është e rrallë në mediat e krahut të djathtë. Në të vërtetë, gënjeshtrat e Trump po përqafohen dhe amplifikohen nga bashkëpunëtorët e tij në media. Kreu i OANN , një prej mediave të preferuara të Trump, postoi një mesazh duke thënë: “Pse Biden po përpiqet të veprojë si president, kur ai e di shumë mirë që mashtrimet që janë bërë gjatë zgjedhjeve tani janë zbuluar.
Dhoma e jehonës(në mediat, një dhomë jehonë është një përshkrim metaforik i një situate në të cilën besimi përforcohet nga komunikimi dhe përsëritja ndodh brenda një sistemi të mbyllur dhe izoluar nga kundërshtimi) është vendi ku jetojnë miliona amerikanë dhe vendi ku ata do të quajnë presidencën e Biden si të paligjshme. Ai mesazh, po dëgjohet në të gjithë botën, dhe jo të gjithë janë të bindur se Trump po gënjen.
Këto gënjeshtra ose dështimi për t’i sfiduar ato me forcë, do të dëmtojë aftësinë e presidencës së ardhshme për të funksionuar në mënyrë efektive brenda dhe jashtë vendit.
Për fat të mirë, Biden mund të bëjë më shumë se kaq nëse ai dëshiron. Deri më tani, ai nuk e ka bërë.
Sigurisht që askush nuk dëshiron që Presidenti i zgjedhur të jetë i ulët si Trump. Biden e ka ulur veten në qëndrimin e tij për sa i përket çështjeve ligjore të Trump dhe demokracisë amerikane.
Ditët e fundit ai i ka quajtur veprimet e Trump, “tepër të dëmshme” dhe “totalisht të papërgjegjshme”. Por ai duhet të bëjë më shumë. Sot, Biden është zëri i dytë më i fuqishëm në vend.
Biden duhet të përdorë fuqinë e tij- jo për të sulmuar Trump por për të kundërshtuar mesazhin e tij. Bota i dëgjon fjalët e Biden. Deklaratat e tij kanë bërë jehonë kudo. Biden nuk duhet të përfshihet në çështjet ligjore, por ai duhet të tërheqë vëmendjen për atë që gjykatësit kanë deklaruar në lidhje me pretendimet e Trump.
Ai ende mund ta bëjë këtë pa përmendur emrin e Trump. Por ai duhet t’i tregojë publikut, se avokatët e Trump po bëjnë deklarata publike për të dëmtuar zgjedhjet, ndërkohë që ata vazhdojnë pretendimet e tyre por pa paraqitur prova.
Biden, me sjelljen e tij të qetë, duhet të bindë dhe të sigurojë publikun amerikan se zgjedhjet nuk ishin të manipuluara, duke nënvizuar faktin kryesor për të cilët shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm, se Trump thjesht po gënjen.
Presidenti i zgjedhur po bën një gabim duke e lënë Trump të përdorë armët e tij të keqinformimit për të çuar përpara këtë luftë propagandistike.
Trump po dëmton Amerikën dhe demokracinë e saj dhe po hedh poshtë presidencën e Biden. Çdo ditë që ai vazhdon të përmendë faktin se zgjedhjet janë të manipuluara, po e bën më të vështirë marrjen e presidencës nga Biden, një president që mund ta shpëtojë vendin nga krizat aktuale dhe të fillojë të shërojë plagët e kombit. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al