Gabimet që duhet të shmangni për të patur një lëkurë të shëndetshme

schedule14:53 - 26 Korrik, 2020

schedule 14:53 - 26 Korrik, 2020

Një lëkurë e shëndetshme dhe që shkëlqen është ajo që çdokush dëshiron, por janë disa zakone që shpesh i bëni në përditshmëri që mund të jenë shumë të dëmshme për të. Sipas ‘Vixen Daily’, për një përkujdesje të mirë për lëkurën, është e rëndësishme që të shmangni këto gabime.

Prekni fytyrën me duar shpesh

 

Gjatë gjithë ditës prekim shumë gjëra që mund të kenë baktere të shumta. Nëse më pas prekni fytyrën tuaj, kjo është një zakon që duhet ta largoni menjëherë.

Mospërdorimi i kremit të diellit

Kremi i diellit është thelbësor për të parandaluar plakjen e parakohshme dhe për të shmangur hiperpigmentimin. Sigurohuni që të përdorni kremin e diellit çdo ditë, përpara se të ekspozoheni në diell.

Flini ka pastruar make-upin nga fytyra

Një ndër gabimet më të mëdha që femrat bëjnë është se nuk e pastrojnë grimin para se të flenë gjumë. Ky zakon mund të bllokojë poret dhe të sjellë një sërë problemesh për lëkurën që padyshim që nuk i dëshironi.

Ekspozoheni shumë ndaj rrezeve të diellit për një ngjyrë perfekte çokollatë

Dëshira për të marrë një ngjyrë perfekte çokollatë, bën që të ekspozoheni më tepër se ç’duhet ndaj rrezeve të diellit. Mund të shkaktojë plakjen e parakohshme dhe një sërë problemesh të tjera. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!