Pushimet mund ta boshatisin lehtësisht portofolin e një udhëtari. Të gjithë e dinë që për të kursyer para për një biletë avioni, është më mirë ta blini atë disa muaj para udhëtimit tuaj, në mënyrë që të shmangni ndonjë të papritur. Por, ka disa gabime që nuk duhet t’i bëni dhe të shmangni shpenzimet e panevojshme.
Mosinformimi i bankës suaj për udhëtimin.
Shumica e turistëve nuk marrin parasysh që duhet të informojnë bankën e tyre për udhëtimin e tyre të ardhshëm. Ky është një gabim i madh, sepse banka mund të bllokojë kartën tuaj pasi të keni kryer një pagese jashtë vendit, duke e vlerësuar si mashtrim.
Mossqarimi i detajeve të rezervimit.
Nëse shihni një dhomë hoteli të lirë, sigurohuni që çmimi që shihni është totali. Ndonjëherë kostoja e plotë mund të përfshijë gjithashtu taksat, tarifat në internet dhe një tarifë shërbimi. Gjithashtu, mund të ketë një kusht që thotë se mysafirët duhet të pastrojnë dhomën vetë para se të largohen ose të paguajnë një tarifë shtesë për këtë shërbim. Për të shmangur këto pagesa të larta, sqarohuni me administratorin nëse do të keni ndonjë shpenzim shtesë gjatë qëndrimit në hotel.
Nuk mësoni për rregullat e vendit që do vizitoni
Shumica e problemeve financiare jashtë vendit vijnë nga fakti se turistët nuk informohen mbi ligjet dhe kufizimet që zbatohen në vendin që kanë vendosur të vizitojnë. Për shembull, në Venecia është e ndaluar të shtrihesh në tavolina ose të hani dhe pini në vende të caktuara. Gjithashtu, do të gjobiteni në aeroportin e Sri Lanka nëse përpiqeni të merrni mango dhe ananas në bagazhin tuaj me vete. Prandaj në mënyrë që të shmangni një situatë të pakëndshme, informohuni paraprakisht.
Pagesa për ujë në restorantet franceze
E drejta për ujë të pijshëm falas është shkruar në ligj në Francë. Nëse vendosni të keni diçka të thjeshtë, por nuk doni të shpenzoni para për pije, tregojini kamerierit frazën: “Сarafe d’eau, s’il vous plaît.” Për më tepër, duhet ta thoni këtë frazë në frëngjisht. Nëse i afroheni kamarierit me këtë frazë në anglisht, ata do t’ju sjellin një shishe me ujë mineral për të cilin duhet të paguani.
Pagesa e tepërt për ujë në restorantet në Dubai
Jo vetëm në Francë, por këto mashtrime ekzistojnë edhe në vende të tjera. Kur porosisni ujë në restorantet e Dubait, sigurohuni që të informoni kamerierin se cilin ujë dëshironi, lokal apo të importuar. Nëse nuk e bëni këtë, ata do t’ju sjellin një shishe me ujë të shtrenjtë Evian, në vend të Masafi më të lirë.
Harroni taksën e turistëve në Mal të Zi
Një person duhet të regjistrohet në agjensinë turistike ose në stacionin policor të vendit ku ata qëndrojnë brenda 24 orëve nga hyrja në këtë shtet. Të gjitha dokumentet janë përgjegjësi e agjencisë së udhëtimit, shërbimet e së cilës po përdorni. Edhe nëse jeni një udhëtar i pavarur, duhet të regjistroheni për të mos u përballur me penalitete.
Pagesa e tepërt për një lundrim në lumin Danub
Një lundrim në lumin Danub është mundësia e përsosur për të parë pamjet e bukura të Budapestit. Por nuk duhet të paguani 15 dollarë për të, sepse ka tragete në kryeqytetin e Hungarisë. Trageti konsiderohet transporti publik për qytetin, kështu që ajo që ju nevojitet është një kartë udhëtimi dhe një biletë që do t’ju kushtojë vetëm 3 dollarë. /abcnews.al/