Gabimet që duhet të shmangni kur lani flokët

schedule22:03 - 22 Gusht, 2021

schedule 22:03 - 22 Gusht, 2021

Mënyra se si i lani flokët mund të bëjë që ata të duken më të dobët dhe të yndyrshëm. Mund t’ju duket e çuditshme, por në fakt, kur lani flokët ndodh që të bëni gabime që mund t’i kushtojnë imazhit tuaj.

Laheni çdo ditë ndërsa keni flokë të yndyrshëm

Për shkak se i lani flokët çdo ditë, kur i keni të yndyrshëm, vaji i tyre shtohet. Ajo që duhet të bëni është të mos i lani për të paktën tre ditë për të eliminuar yndyrën.

Përdorni shumë shampo

Edhe sasia e shampos që përdorni mund të jetë “kriminale” për shëndetin e flokëve tuaj. Ekspertët rekomandojnë për flokë me gjatësi të mesme një sasi shampo të barabartë me një monedhë 2 euro.

Përdorni ujë shumë të nxehtë

Sado e këndshme të jetë një dush i nxehtë, është i dëmshëm për flokët. Uji i nxehtë, përveçse ndikon në ngjyrën e flokëve, aktivizon dhe gjëndrat që shkaktojnë yndyrë. Kjo vlen për të gjitha llojet e flokëve. Prandaj uji duhet të jetë i vakët. /abcnews.al