Efekti yo-yo është një ritëm peshe që vërehet tek njerëzit që ndjekin dieta të përsëritura me kalori të ulët. Me pak fjalë, humbni peshë gjatë dietës dhe menjëherë me pas merrni të gjitha kilet e humbura, ndoshta edhe disa më shumë.
Për shkak të këtyre dietave jo të shëndetshme, trupi kalon në modalitetin e “urisë”, duke tentuar kështu të ruajë rezervat e yndyrës dhe duke ngadalësuar metabolizmin. Prandaj, duhet të shmangni disa gabime që mund t’i bëni gjithmonë që të humbisni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe graduale.
Anashkalimi i vakteve
Mos konsumimi i një vakti është një nga gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë kur mbajnë një dietë, me shpresën se do të humbin peshë më shpejt. Në fakt, anashkalimi i një prej vakteve kryesore sjell mungesën fiziologjike të sheqerit, e cila bën që truri të dëshirojë më shumë ushqim si kompensim dhe për pasojë ju bën më të uritur për vaktin tjetër.
Eliminoni plotësisht karbohidratet
Shumë njerëz janë të bindur se eleminimi i plotë i karbohidrateve do të bëjë që të humbasin peshë më shpejt. Në fakt, eliminimi i karbohidrateve përfshin humbjen e energjisë, indeve muskulore dhe ngadalësimin e metabolizmit. Një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë të gjitha llojet e makroelementëve (d.m.th. karbohidratet , proteinat dhe yndyrnat).
Eliminoni yndyrnat
Yndyrnat gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm, për këtë arsye duhet të keni kujdes në atë çfarë konsumoni. Prandaj, zgjidhni yndyrnat “e mira”, të tilla si ato që gjenden në vajin e ullirit ekstra të virgjër, peshqit dhe frutat e thata.
Mos i kushtoni vëmendje pijeve
Lëngjet e frutave, pijet energjike, kafet me sheqer dhe alkooli duhet të shmangen, pasi ato sigurojnë kalori që ngadalësojnë, ose madje parandalojnë procesin e humbjes së peshës. Rekomandohet të konsumoni ujë detoks, çajra bimorë apo kafe pa sheqer.
Flini pak
Hulumtime të shumta shkencore kanë treguar se gjumi i pakët ndikon tek shtimi në peshë: ndryshon prodhimin e disa hormoneve në trup, në veçanti duke rritur nivelet e grelinës, hormonit që shkakton ndjesinë e urisë dhe duke penguar prodhimin e leptinës, hormoni që stimulon ndjesinë e ngopjes.
Bëni aktivitet të tepërt fizik
Në fakt, përqendrimi vetëm te ushqimi nuk mjafton për të marrë rezultatet e dëshiruara dhe për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme dhe graduale, është e nevojshme të kombinohen sasia e duhur e aktivitetit fizik me një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar. xh.d/abcnews.al