Gabimet që duhet të shmangni gjatë dushit për të patur një lëkurë të shëndetshme

schedule09:44 - 26 Gusht, 2020

schedule 09:44 - 26 Gusht, 2020

Bërja e një dushi mund të jetë relaksues, por jo të gjithë mendojnë se ka disa gabime që mund t’i bëni ndërsa laheni. Në fakt, ka disa gabime në dukje të vogla, por të mëdha për dëmin që ata shkaktojnë në shëndet.

Dr. Heidi Waldorf, një dermatologe kozmetike shpjegon për “Insider” gabimet që duhet të shmangni kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës gjatë larjes.

Bërja e një dushi të nxehtë dhe për një kohë më të gjatë

Nuk duhet të laheni me ujë të nxehtë pasi than lëkurën tuaj, shkakton acarim dhe plakjen e parakohshme. Prandaj është e rëndësishme të përdorni ujë të vakët. Dermatologia thotë se dushi duhet kufizuar në 10 minuta ise më pak.

Përdorimi i kremit të gabuar për lëkurën tuaj

Nëse e ndjeni lëkurën të thatë pas larjes, me shumë mundësi po përdorni kremin e gabuar. Një produkt efektiv do ta bënte lëkurën më të butë, thotë Waldorf.

Nuk aplikoni hidratues

Mosaplikimi i hidratuesit pas dushit, mund të sjellë dëmtime serioze për lëkurën tuaj. Përdorimi i tij bën që lëkura të mos thahet dhe çahet.

Përdorni vaj në vend të një hidratanti

Përdorimi i një vaji pasi bëni dush është më mirë se sa të mos aplikosh asgjë, por nuk jep efektin e duhur të një hidratuesi.

Mos e fërkoni trupin fort

Sipas dermatologes, kjo mund ta dëmtojë lëkurën tuaj. Lëkura mund të skuqet, gjë që mund të shkaktojë irritim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!