Edvin Libohova flet rreth gabimeve arbitrare në emisionin “Pressing” në ABC News. Zv presidenti i FSHF-së sqaron se çdo klub ka të drejtë të kërkojë përjashtimin e arbitrave në Ligën e klubeve.
“Në një takim në Ligë kemi kërkuar nga anëtarët që të kenë përfaqësuesin e tyre në përzgjedhjet e arbitrave. Kur x klub ka kontestime, mund të kërkojnë përjashtimin e një arbitri, kur ka raste të përsëritura dhe e ndjejnë që po ndëshkohen.
Deri sot nuk e di të kenë kërkuar këtë gjë. Presidentët e klubeve komunikojnë direkt me Federatën për ankesat e tyre“, thekson Libohova. /abcnews.al