Gabim i madh apo gjest vullneti i mirë? Presidenti i KiE-së do t’i lërë Kinës diçka jashtëzakonisht të vlefshme

schedule15:01 - 30 Nëntor, 2022

schedule 15:01 - 30 Nëntor, 2022

Charles Michel është bërë lideri i parë perëndimor që viziton Kinën pas protestave të paprecedentë që kanë shpërthyer kundër politikës “zero Covid ”. Në fakt, presidenti i Këshillit Europian do t’i lërë gjithashtu një dhuratë presidentit kinez Xi Jinping: ADN- në e tij .

Sipas rregullave aktualisht në fuqi në Pekin, Michel do t’i nënshtrohet një testi molekular për koronavirusin pas mbërritjes në Kinë. Më herët në nëntor, gjatë vizitës së tij, kancelari gjerman Olaf Scholz preferoi të bënte një test PCR nga një mjek gjerman që e kishte shoqëruar deri në Kinë.

Megjithatë, stafi i Charles Michel nuk e kishte parashikuar këtë. Në vend të kësaj, sipas një zyrtari europian të cituar nga Politico, një test molekular do të kryhet nga një mjek kinez në Pekin.

Kujtohet se presidenti francez Emmanuel Macron kishte refuzuar të bënte një test kundër koronavirusit kur vizitoi Vladimir Putinin disa muaj më parë, si rezultat i të cilit liderët u ulën përballë njëri-tjetrit.

“Unë do të këshilloja çdo lider botëror që po mendon t’i japë një mostër një qeverie të huaj, të mos e bëjë këtë”, thekson Brian MacDonald, një mjek.

Ndonëse ekziston mundësia që autoritetet e një shteti të marrin një mostër ADN-je, si p.sh. nga një fije floku e tij, mostrat nga hunda apo pështyma janë më të “rrezikshme” pasi ofrojnë material gjenetik më shumë dhe cilësor.

Ai vë në dukje se ndër informacionet që mund të merren nga mostra të tilla është predispozicioni për sëmundje apo marrëdhëniet familjare me persona që kanë bërë edhe një test ADN-je.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!