Ajo që i ndodhi George Floyd në SHBA është kthyer në një revoltë mbarëbotërore. Mesazhe të shumta kundër racizmit lëshohen nga personalitete të shumta, ndërkohë që ka edhe nga ata që kanë nisur të zbulojnë që kanë rënë pre e ofendimeve të tilla në të shkuarën.
Një prej tyre është Marcelo Benevenuto, mbrojtësi i Botafogo, i cili akuzon sulmuesin Maxi Lopez. E gjitha lidhet me një ndeshje të shkurtit të vitit 2019, kur Vasco De Gama e Botafogo barazonin me shifrat 1-1. Mbrojtësi shënoi golin që shmangu humbjen e skuadrës së tij dhe tashmë zbulon se çfarë i ka ndodhur me argjentinasin.
“Nëse loja nuk do të përfundonte, atëherë do të dilja me karton të kuq. Gjithsesi mora frymë thellë dhe e kontrollova veten. Shënova edhe gol ata ndeshje dhe e vetmja gjë që doja ishte të përballesha edhe një herë me të. Po e markoja, pa i bërë asgjë.
Fillimisht bëri faull dhe më hodhi përdhe, pastaj disa herë më ofendoi, duke thënë ‘Gabel m***, Gabel m***’. Doja të luaja sërish me të, por nuk ndodhi. I vetmi që bënte si i shkathët ishte ai. U çmenda me të, por nuk i bëra asgjë. Nuk ia kisha thënë akujt këtë gjë”, tregon Benevenuto për “Canal do TF”. /abcnews.al