Ministrat e Jashtëm të “G7” i bënë thirrje talebanëve që të respektojnë angazhimet e tyre për dalje të sigurt nga vendi, tha sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab në deklaratën e parë zyrtare të grupit mbi krizën në Afganistan.
Ministrat janë “thellësisht të shqetësuar nga raportet për hakmarrje të dhunshme në disa pjesë të Afganistanit”, tha Raab në deklaratë.
“G7 po vazhdon përpjekjet për të bërë gjithçka të mundshme për të evakuuar personat e rrezikuar nga aeroporti i Kabulit dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë ta lehtësojnë atë” shtoi ai.
Ushtria amerikane ka thënë se është në “komunikim të vazhdueshëm” me talebanët në lidhje me evakuimet. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha sot se marrëveshja me talebanët ishte e nevojshme për misionin në vazhdim./ Abcnews.al

