Vendet më të zhvilluara të G7 do të shqyrtojnë mënyrat për të përdorur të ardhurat nga asetet ruse për Ukrainën, sipas një draft deklarate sot nga ministrat e financave të G7 dhe guvernatorët e bankave qendrore të parë nga Reuters.
Në takimin e ministrave të financave të G7 do të marrë pjesë edhe ministri ukrainas i financave Serhiy Marchenko, dhe qëllimi i takimit është të përgatisë mënyra për të ndihmuar Ukrainën.
G7 ngriu rreth 276 miliardë euro të aseteve ruse pasi Rusia nisi një sulm ndaj Ukrainës në shkurt 2022.
/abcnews.al