G7: Ne nuk po përpiqemi të dëmtojmë Kinën ose të ndalojmë zhvillimin e saj ekonomik

schedule15:16 - 14 Qershor, 2024

schedule 15:16 - 14 Qershor, 2024

Udhëheqësit e vendeve të G7 u zotuan të trajtojnë ato që ata i quajtën praktikat e padrejta të biznesit nga Kina që minojnë punëtorët dhe industritë e tyre, sipas një draft deklarate në ditën e fundit të samitit vjetor.

G7 gjithashtu paralajmëroi se do të ndërmarrë veprime kundër institucioneve financiare kineze që ndihmojnë Rusinë të sigurojë armë për luftën e saj kundër Ukrainës.

Udhëheqësit e Italisë, SHBA-së, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë dhe Japonisë po diskutojnë sot shqetësimet rreth kapacitetit të tepërt industrial të Kinës, që qeveritë perëndimore thonë se po shtrembëron tregjet lokale.

Draft deklarata, e parë nga Reuters, thekson se G7 nuk po përpiqet të dëmtojë Kinën ose të ndalojë rritjen e saj ekonomike, por “do të vazhdojë të ndërmarrë veprime për të mbrojtur industritë tona nga praktikat e padrejta, për të balancuar kushtet dhe për të korrigjuar dëmin e vazhdueshëm”.

Në draftin e tyre, udhëheqësit e G7 premtojnë gjithashtu të vendosin sanksione ndaj subjekteve që ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet ndaj naftës së saj. Udhëheqësit e G7 janë gjithashtu të përkushtuar për të përshpejtuar heqjen e karburanteve fosile gjatë kësaj dekade.

“Ne do të bëjmë kalimin nga karburantet fosile në sistemet energjetike në një mënyrë të duhur, metodike dhe të drejtë, duke përshpejtuar veprimet në këtë dekadë kritike për të arritur zero emetime deri në vitin 2050 me ndihmën e teknikave më të mira shkencore në dispozicion.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!