Ministrat e Jashtëm nga grupi G7 kanë dënuar organizimin e atyre që ata i quajtën “zgjedhje të rreme” nga Rusia në territoret e pushtuara ukrainase.
“Ne dënojmë pa mëdyshje organizimin e “zgjedhjeve” të rreme të mbajtura nga Rusia në territorin sovran të Ukrainës në Donetsk, Kherson, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Krime”, thuhet në deklaratën e G7, shkruan Sky News.
“Këto ‘zgjedhje’ të rreme nuk do të ndryshojnë qasjen tonë dhe as mbështetjen tonë për Ukrainën, ndërsa ajo lufton për të rimarrë territorin e saj të njohur ndërkombëtarisht.”