Pas qindra orësh negociatash në G20 të mbajtur në Nju Delhi, Indi, përfaqësuesit e kombeve më të pasura të botës nuk dënuan pushtimin rus të Ukrainës.
Deklarata përfundimtare e grupit tha se “të gjitha shtetet duhet të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës” pa ndonjë dënim të qartë të pushtimit të Rusisë.
Moska të dielën e përshëndeti Samitin e G20 si një “sukses të pakushtëzuar ” ndërsa Kievi tha se grupi nuk bëri “asgjë për të qenë krenar”.
Samiti u shënua nga mungesa e presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidentit kinez, Xi Jinping. Eventi dyditor pati dhe momente historike, duke përfshirë anëtarësimin e përhershëm të Bashkimit Afrikan në G20. Ndërkohë, India i ka dorëzuar zyrtarisht Brazilit presidencën e G20-ës.
Presidenti, Lula da Silva ftoi homologun rus Putin për në samitin e radhës, duke dhënë garanci se Brazili nuk do ta arrestojë atë.
/abcnews.al