Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Fyerje të supozuara raciste ndaj Juan Jesus, Gjykata Sportive merr vendimin për Francesco Acerbi

schedule15:59 - 26 Mars, 2024

schedule 15:59 - 26 Mars, 2024

Francesco Acerbi është liruar nga akuza se kishte fyer me terma raciste lojtarin e Napolit, Juan Jesus. Vendimi i gjyqtarit sportiv erdhi vetëm pak çaste më parë. Mastrandrea e shpalli të pafajshëm qendërmbrojtësin e Interit, i cili kështu u shmanget skualifikimeve të rënda pas polemikave në ditët e fundit.

Ky vendim erdhi si pasojë se nuk kishte prova me audio apo lexim buzësh për ta vërtetuar se Acerbi kishte ofenduar me terma raciste lojtarin e Napolit.

E gjitha nisi në ndeshjen Inter-Napoli, ku nga lojtarët e kampionëve në fuqi supozohej se Acerbi kishte ofenduar rëndë Juan Jesus.



Lojtari zikaltër e mohoi në mënyrë kategorike të kishte ofenduar me terma raciste kolegun e tij brazilian. Megjithatë, për shkak të kësaj ngjarje, Acerbi u përjashtua edhe nga grumbullimi i kombëtares italiane. Juan Jesus bëri një denoncim publik para disa ditësh, por GjykataSportive vendosi të mos sanksionojë mbrojtësin italian për mungesë provash konkrete./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!