Kur Shqipëria po fitonte lehtësisht ndaj San Marinos në “Elbasan Arena”, në Varshavë po luhej një ndeshje e tensionuar mes Polonisë dhe Anglisë. Në fundin e pjesës së parë, lojtarët anglezë dhe polakë u përfshinë në një përplasje mes tyre, pas një incidenti mes Glik dhe Walker.
Mbrojtësi polak kapi nga mjekrra lojtarin anglez dhe kaq mjaftoi që kapiteni Kane dhe mbrojtësi Maguire ti vërsuleshin futbollistit polak. Mediat angleze shkojnë edhe më tej, ku pretendojnë se ka pasur edhe fyerje raciste nga Glik në dëm të Walker. Arbitri ndëshkoi Glik dhe Maguire më pas me karton të verdhë, me ndeshjen që përfundoi në barazim 1-1.
Në grupin I, përvec Anglisë dhe Polonisë bën pjesë edhe Shqipëria që tashmë është ngjitur në vendin e dytë me 12 pikë. /abcnews.al/