Future2Tech panairi më i madh i inovacionit, teknologjisë dhe edukimit në Shqipëri është rikhyer në edicionin e tretë të tij.
Ky edicion ka mbledhur bashkë mbi 100 kompani të njohura të teknologjisë nga Shqipëria, Kosova e Italia, të cilat do të prezantojnë një sërë risish.
“Në këtë panair teknologjie, inovacioni dhe edukimi, presim që të japim mesazhe të rëndësishme dhe të japim informacion, ndërgjegjësim mbi teknologjinë përdorimin e duhur të saj dhe zhvillmimet që priten në të ardhmen. Janë mbi 100 kompani pjesëmarrëse, holli kryesor i pallatit të Kongreseve nuk do të mbante më shumë kompani. Kemi kompani nga Shqipëria, brande ndërkombëtare, nga Kosova Italia. Pra, rajoni dhe vendet fqinje janë prezent në të gjithë panairet tona, por sidomos në teknologji”,
Panairi Future2Tech synon të të bashkojë liderët më të mirë të teknologjisë, startup-et, investitorët, edukatorët dhe pionierët e industrisë për dy ditë zbulimesh të reja, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi.
“Ne besojmë që ekosistemi inovacionit, dhe teknologjisë në vend është duke u zhvilluar, dhe zhvillimi vjen nga të rinjtë. Nga modelet e para të cilat vitin e parë kanë qenë start up, ndërsa pas dy vitesh janë kthyer si biznese këtu. Ne shohim një potencial shumë të madh të kompanive të reja të cilat janë mbi 50 kompani që monitorohen në panair, ndjekin eventet dhe kanë mundësinë të takojnë mentor apo folës që janë ekspertë në fushat e tyre”
Sisal Albania e cila ofron shërbime ndërkombetare është një ndër kompaninë pjesëmarrëse në panairin e teknologjisë dhe inovacionit.
“Ne kemi ekspertizë, jemi një kompani shareservice, shërbimet tona janë për tregjet ndërkombëtare por me ekspertizë në Shqipëri me një cilësi shumë të lartë ndaj shërbimit të klientit dhe të inovacioneve të ndryshme që ne kemi në projekte ndërkombëtare”
Ndërkohë kompania InfoSoft do të prezantojë për të gjithë të interesuarit risi mbi inteligjencën artificiale.
“Këtë vit, mbështesim Future2Tech dhe gjatë dy ditëve të ardhshme do të marrim pjesë në tre panele ku do të trajtojmë inteligjencën Artificiale Cybersecurity”
Future2Tech është panairi kryesor tregtar në Ballkan i dedikuar teknologjisë, inovacionit dhe arsimit. ky event do të zhvillohet në datat 2 dhe 3 tetor në pallatin e Kongreseve dhe vjen si një organizim i Iceberg Exbhition dhe Albania Tech./abcneës.al

