Futuni brenda, hyn në fuqi ora “covidiane”, policia me “dorë të hekurt” në Vlorë

schedule20:23 - 11 Shkurt, 2021

schedule 20:23 - 11 Shkurt, 2021

Prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme nuk lejohet dalja nga shtëpia, me përjashtim të rasteve specifike. Shtrëngimi i orës policore nga 22:00 në 20:00 që hyri në fuqi sonte do të jetë deri në datë 25 shkurt.

ABC sjell pamjet e para nga qytetet e vendit se cfarë po ndodh, nëse qytetarët po e respektojnë vendimin e Komitetit të Ekspertëve. Në Vlorë patrullat e policisë kanë dalë në rrugë duke ndaluar makinat që lëvizin pas orës 20:00 duke kërkuar arsyen ose në të kundërt gjoba.

Masat e reja anti COVID

1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

3.Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

4.Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti COVID./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!