Një 74-vjeçar është mbytur ditën e sotme në një rezervuar në Tiranë. Viktima është me inicialet M.T. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Palaq, Prezë.
Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se i moshuari ka hyrë për t’u freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al