Mesfushori me tipare ofensive, Kleis Bozhanaj erdhi nga pankina duke i dhuruar fitoren 2-1, me një “eurogol”, skuadrës së tij, Modena në derbin emilian përballë Reggiana së teknikut Alessandro Nesta.
Talenti 22-vjeçar nga Tirana u fut në fushë në minutën e 64’ kur rezultati ishte 1-1 dhe 6 minuta më vonë realizoi një gol shumë të bukur, duke dërguar në ekstazë tifozët e pranishëm në “Stadio Alberto Braglia”.
Ky ishte goli i dytë sezonal për Bozhanajn, ndërkohë që Modena ndan vendin e katërt të tabelës me skuadrën e Cremonese, duke vijuar të mbajë gjallë ëndrrën për t’u rikthyer në elitën e futbollit italian. /i.m /abcnews.al