Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Free road 2” dhe ka vënë në pranga 4 persona.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar mallra të ndryshëm të dyshuar kontrabandë.
Janë arrestuar
– Y. F., 18 vjeç, banues në Kosovë, faturino dhe pronari i një linje transporti;
– Sh. S., 31 vjeç, banues në Kosovë, shofer i një linje transporti;
– B. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
– E. S., 32 vjeç, banues në Elbasan, administrator i një subjekti tregtar.
Shërbimet e Policisë, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, kanë lokalizuar dhe ndaluar autobusin me drejtues shtetasin Sh. S. dhe faturino shtetasin Y. F.
Gjatë kontrollit në autobus u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, pa pullë fiskale, të cilat do t’i merrnin shtetasit B. K. dhe E. S.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/