Futbollistja fierake që po shkëlqen në Turqi, shënoi histori me Apolloninë dhe Tirana AS

schedule08:30 - 7 Janar, 2025

schedule 08:30 - 7 Janar, 2025

Valentina Troka ka shkruar histori me Apoloninë, duke shënuar një rekord mbresëlënës prej 181 golash në 81 ndeshje të zhvilluara, duke përfshirë ndeshjet e kampionatit dhe të kupës.

Në verën e 2024, 22 vjeçarja u transferua në Turqi me ekipin e Trabzonspor, ku deri më tani ka shënuar 4 gola. Në një intervistë për “ABC e mëngjesit”, ajo tregoi se si vendosi të shkojë në Turqi.

“Në kombëtare kam dy vite që jam pjesë. Në Shqipëri dola për dy vite golashënuese, më erdhën disa oferta kështu që besoj se kjo ishte zgjidhja më e përshtatshme për një hap më lart. Këtu jemi këtë 5 shqiptare.“, u shpreh Valentina./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!