Futbollisti më i mirë afrikan i vitit, mësohet 10 kandidatët

schedule16:29 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 16:29 - 4 Dhjetor, 2019

Janë mësuar 10 kandidatët për të fituar çmimin si lojtari më i mirë afrikan i vitit. Emrat e njohur janë të shumta dhe konkurrenca është shumë e fortë.

Mohammed Salah, Riyad Mahrez, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Sadio Mane janë vetëm disa nga emrat në këtë listë, por dhe portieri i Ajax, Andre Onana dhe mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, janë dy nga kandidatët potencialë për të triumfuar.

Mahrez fitoi Kupën e Afrikës me Algjerinë e tij dhe u rendit i 10-ti në listën e “Topit të Artë”. Aubameyang, i cili u rendit i 20-ti në listën e “Topit të Artë”, fitoi “Këpucën e Artë” në Premier League sezonin e shkuar, duke shënuar 22 gola.

Të njëjtin numër golash me Aubameyang, shënuan edhe Salah dhe Mane, por dy yjet e Liverpoolit arritën të fitonin UEFA Champions League. Mane u rendit u katërti në listën e “Topit të Artë”, ndërsa Salah një pozitë më poshtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!