Nuk dihet se çfarë i shkoi në mendje në këtë moshë. Pavel Podkolzin, një rus 40-vjeçar, vendosi rekordin botëror duke u bërë futbollisti më shtatlartë për të gjitha kohët.
Shtartlartësia e njeriut që më parë ka qenë basketbollist, është plot 2 metra e 26 centimetra.
Ai u bë pjesë e një skuadre amatore ruse, Amkal të Moskës, e cila është themeluar vetëm në 2018, por është tepër popullore për mediat në këtë vend.
Pak ditë më parë, Podkolzin luajti në një ndeshje të raundit të dytë të Kupës së Rusisë ndaj rivalit FC Kaluga, duke vendosur edhe rekordin.
Më herët, këtë rekord e mbante futbollisti amator gjerman Xhonatan Merç, I cili është 24 vjeç, dhe që luan për një ekip modest, Edermynde.
Ai debutoi në këtë ekipi në 2020, kur vendosi edhe rekordin. Podkolzin më herët luajti basketboll në Rusi, dhe arriti deri në NBA në vitet 2004-2006.
Padyshim, që ai ishte njëri nga basketbollistët më shtatlartë të botës, i zgjedhur nga Juta Xhaz, dhe pastaj I kaluar tek Dallas Maveriks, por disa probleme fizike dhe çështje të tjera e penguan, dhe lojtari qendër u kthye në Rusi.
Në karrierë ai luajti për Lokomotivën e Novosibirskut apo Himkin në vendin e tij si dhe për Varezen në Itali./abcnews.al

