Futbollisti anglez në gjyq, shkak një aksident me makinë

schedule15:19 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 15:19 - 11 Dhjetor, 2019

Eros Grezda doli së fundmi në gjyq për shkak se ishte ndaluar nga policia kur po e ngiste makinën pa licencë dhe siguracion. Anësori i Shqipërisë ia hodhi me një gjobë prej 400 sterlinash, ndërkohë që iu hoqën edhe gjashtë pikë në patentë.

Grezda nuk është i vetmi futbollist që e gjejnë telashet kur nget makinën, pasi edhe Jordon Ibe i Bournemouth ka probleme. Madje për të situata është edhe më e rëndë, pasi me makinën e tij tip Bentley është përplasur në një kafene.

Ngjarja e ndodhur në verë nuk është harruar dhe për Ibe situatën e rëndon fakti që është larguar nga vendi i ngjarjes. Së fundmi raportohet se futbollisti që luan në Premier League do të dalë në gjyq dhe pritet të marrë një dënim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!