Italia është vendi europian më i rrezikuar nga koronavirusi. Shumë persona janë infektuar dhe të tjerë kanë humbur jetën, teksa kjo çështje ka prekur edhe futbollin. Ndeshje të shtyra, të zhvilluara pa tifozë dhe akoma vazhdon të diskutohet nëse kampionati duhet ndaluar apo jo.
Sandro Mazzola është një legjendë e gjallë e Interit. Në një prononcim për Un giorno da Pecora ish-kapiteni ka një apel për futbollistët, të cilët kanë shumë mundësi për të ndihmuar në përmirësimin e kësaj situate nëpërmjet gjest të tyre.
“Futbollistët do të bënin një gjest shumë të bukur nëse 5% të pagës së tyre do i dhuronin për spitalet dhe për kërkimet shkencore ndaj koronavirusit. Mendoj se kampionati duhet të pezullohet, do ishte shumë e rrezikshme të luhej. Të njëjtën gjë mendon edhe Balotelli? Hera e parë që Mario ka të drejtë… “, deklaron Sandro Mazzola. /abcnews.al