Mbrojtësi i Boavistës, Adil Rami, është rikthyer të flasë për problemet që ka patur me vajzat kur ka qenë i ri. Ish-lojtari i Milanit në një intervistë për “Le Parisien” tregon përvojat e tij me prostitucionin si dhe flet dhe një herë rreth historisë me Zahian.
“Pa shoqërinë time, unë mund të isha mashtruar me qindra herë. Kur kam qenë për pushime kam hasur shumë vajza mendjelehta, të cilat kanë patur rreth tyre djem me xhepat plot me drogë. Nëse do të kisha qenë dhe unë si ato, do të kisha vdekur”, deklaron kampioni i botës me Francën në vitin 2018.
“Futbollistët janë gjithmonë pre të lehta nga prostitutat. Një lojtar është i pashëm, ka para, është i ri dhe atletik. Pa dashur të përgjithësoj, ka shumë vajza që janë të interesuara për shkak të parave apo famës suaj. Ndonjëherë ato thjesht duan të fitojnë ndjekës në rrjetet sociale për t’u bërë të famshme, por kjo nuk është diçka e bukur”, vazhdon francezi.
ÇËSHTJA ZAHIA – “Unë e pashë atë vajzë dhe ajo kurrë nuk u prezantua tek unë si një prostitutë. E vërteta është se ndonjëherë kishte vajza në lokalin tim të nates, që unë nuk i dija nëse ishin thjesht që të na bënin të pinim më shumë alkol apo nëse ishin prostituta.
Në fund unë i përjashtova që të gjitha. I bëj thirrje të rinjve se nuk do ta gjeni dashurinë në një klub nate. Unë që shkoja në festa të tilla, mund t’iu them se futbollistët janë tamam si arusha pellushi nga ajo që kam parë unë”, përfundon Rami. /abcnews.al