Futbollist për t’u marrë shembull, si Richarlison i shpenzon paratë e tij

schedule23:16 - 15 Mars, 2020

schedule 23:16 - 15 Mars, 2020

Sulmuesi i Everton, Richarlison, i kushtoi plot 40 milion euro klubit blu të Liverpulit, para që shkuan në arkat e Ëatford. Pas transferimit të tij dy sezone më parë, braziliani u bë një nga lojtarët më të paguar në Premier League.

Richarlison ka treguar si i shpenzon paratë e tij dhe është një futbollist për t’u marrë shembull: “Kur isha fëmijë, nuk kisha asgjë. Tani mund të kem çfarë të dua, prandaj vlerësoj çdo moment. Nuk do të blej asnjëherë një makinë të shtrenjtë. Investoj në pasuritë e patundshme, mendoj për të ardhmen. Tashmë iu kam blerë të gjithëve shtëpi, mamit, babit, të afërmeve.

Mami im pëlqen motoçikletat, kështu që unë i bleva një të tillë. Motra ime ka tre fëmijë dhe unë paguar për shkollimin dhe edukimin e tyre. Kështu i shpenzoj paratë e mia”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!