“Futbollist në ring?”, Anthony Joshua zgjedh ish-lojtarin e United si boksier

schedule11:43 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 11:43 - 25 Dhjetor, 2020

Kampioni për peshat e rënda në boks, Anthony Joshua, i është bërë një pyetje shumë interesante për sa i përket fushës së tij. Në një intervistë për “DAZN”, amerikani pyetet se kë do të zgjidhte si rivalin e denjë për të zhvilluar një përballje në ring nga fusha e futbollit.

“Nëse do të zgjidhja një futbollist që mund ta bëjë rolin e boksierit në mënyrë të përsosur do të ishte… Roy Keane. Manchester United ka nevojë për dikë si ai.

Ai mund të hyjë atje të thotë çfarë duhet bërë dhe nuk bën marrëzira. Në boks ky është lloji i personit që duhet të kesh. Eric Cantona hajde, vishe bluzën, ai kishte mentalitetin e një kampioni”, deklaron Joshua.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eddie Hearn (@eddiehearn)

Në fakt ish-lojtari i “Djajve të Kuq” është marrë më boks kur ka qenë i ri dhe flitet se ka qenë i pamposhtur në shkollën e qytetit të tij të lindjes, Cork.

Keane stërvitej rregullisht me boksierë më të mëdhenj se ai, por në fund zgjodhi futbollin dhe karriera e tij flet vetë. Madje Roy merrej sërish me boks kur ishte pjesë e United, por jo profesionist. /abcnews.al

 

Roy Keane kur merrej me boks

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!