“Futbolli të rifillojë. Fitimi i Champions? Pse jo, Atalanta beson te vetja”

schedule16:37 - 26 Prill, 2020

schedule 16:37 - 26 Prill, 2020

Atalanta po luan mirë prej vitesh, rezultatet nuk kanë munguar dhe Gianpiero Gasperini ka ndërtuar një skuadër spektakolare. Bergamaskët nuk e njohin fjalën frikë, pavarësisht kundërshtarëve që kanë përballë, dhe nuk heqin dorë nga stili i tyre sulmues.

Shumë goleada kanë realizuar sivjet dhe vetëm koronavirusi ndërpreu sezonin super të skuadrës italiane. Atalanta provoi për herë të parë në histori të luajë në grupet e Champions League dhe ia doli të kualifikohet në 8 ekipet më të forta të këtij kompeticioni.

Rafael Toloi, kolegu i Berat Gjimshitit në mbrojtjen e Atalantës, flet për Eco di Bergamo rreth situatës së tmerrshme në qytetin e Bergamos, rikthimit të futbollit dhe ëndrrës së madhe. “Ndjej shumë trishtim për gjithçka po ndodh. Askush nuk mund ta kishte imagjinuar diçka të tillë.

E kam të vështirë për të fjetur, jam i shqetësuar për situatën në Bergamo dhe njerëzit e mi në Brazil. Futbolli? Mendoj se është e drejtë të rifillojë, sigurisht duke marrë të gjitha masat e nevojshme. Futbolli është gëzim dhe pasion, do t’i sillte qetësi njerëzve.

Champions League? Kemi mbërritur me meritë deri në çerekfinale dhe besoj se gjithçka mund të ndodhë në këtë fazë. Jemi një skuadër që besojmë në mundësitë tona, kështu që gjithçka është e mundur”, përfundon Toloi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!