“Futbolli s’ka më rëndësi për mua”, tërhiqet kampioni i botës me Gjermaninë

schedule16:39 - 31 Korrik, 2020

schedule 16:39 - 31 Korrik, 2020

Benedikt Höwedes ka vendosur ta mbyllë me futbollin në moshën 32-vjeçare. Mbrojtësi gjerman realizoi ëndrrën e tij të madhe në 2014, vit kur u shpall kampion bote me Gjermaninë në Botërorin e Brazilit.

Ai ka luajtur gjatë karrierës së tij me skuadra si Schalke 04 dhe Juventus, teksa dy sezonet e fundit ishte pjesë e rusëve të Lokomotivës së Moskës. Dy gola shënoi Höwedes në 44 ndeshjet e luajtura me “Pancerat”, teksa fitoi gjashtë trofe me tre skuadrat ku kaloi karrierën.

Futbolli është bërë i parëndësishëm për mua. Djali im është 21 muajsh dhe dua të kaloj sa më shumë kohë me të dhe familjen. Kam vuajtur shumë si baba, nuk kam pasur mundësinë të isha pranë tij në dy vitet e fundit që kam kaluar në Moskë.

Kam fituar mjaftueshëm në karrierë, paratë nuk janë gjëja kryesore për mua, ky është shkaku pse hoqa dorë nga kontrata dhe rrogat e mia. Mund të duket marrëzi, por orët dhe makinat e shtrenjta nuk janë në stilin tim“, deklaroi për Der Spiegel qendërmbrojtësi gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!