Futbolli shqiptar humb një tjetër personalitet, ndahet nga jeta Mikel Janku

schedule12:32 - 10 Janar, 2019

schedule 12:32 - 10 Janar, 2019

Ndahet nga jeta, në moshën 78-vjeçare, ish-portieri i Partizanit dhe i ekipit përfaqësues, Mikel Janku. Një tjetër humbje e madhe për sportin kombëtar.

Futbolli shqiptar humbet një tjetër personalitet. Ish-portieri i kombëtares dhe i Partizanit, Mikel Janku, u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Janku u shkollua fillimisht si aviator në Bashkimin Sovjetik, por më shumë u bë i njohur për karrierën sportive.

Ai ishte për shumë vite portier i Partizanit, duke fituar kupa dhe kampionate, si dhe mbrojti për 9 ndeshje portën e ekipit përfaqësues, duke pasur përballë lojtarë të rëndësishëm si Franc Bekenbauer, Gerd Myler apo Xhorxh Best.

Me kryeqytetasit luajti disa ndeshje në Europë, si ndaj Këlnit në Kupën e Kampionëve, Torinos në Kupën e Kupave apo me Norçepingun e Suedisë.

Tek Partizani, Janku nisi të luante në krah të lojtarëve të mëdhenj si Refik Resmja, Panajot Pano apo Lin Shllaku.

Trajner i tij me klubin ishte i shquari Loro Boriçi.

Pas lënies së futbollit, punoi si drejtues dhe trajner tek Partizani, ndërsa në vitet 90 dhe 2000 ishte gazetar në “Sport Ekspres”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!