“Futbolli po humbet”, Perez ka bërë një deklaratë të re për krijimin e Superligës gjatë takimit të klubit mbretëror

schedule18:51 - 2 Tetor, 2022

schedule 18:51 - 2 Tetor, 2022

Gjatë takimit të klubit mbretëror më 2 tetor, Florentino Perez shpjegoi edhe një herë pse klubi nuk i braktis planet për të krijuar një Superligë Evropiane.

“Me gjithë respektin për ligat kombëtare, garat kryesore evropiane duhet të ofrojnë ndeshje gjatë gjithë vitit. Lojëra që rikthejnë interesin tek të rinjtë”, tha presidenti i Real Madridit.

“Nadal dhe Djokovic kanë luajtur 59 herë me njëri-tjetrin, a është e mërzitshme? Real Madrid dhe Liverpool janë takuar vetëm 9 herë në 67 vjet. Çfarë kuptimi ka të privohen tifozët nga këto ndeshje?

UEFA rrit numrin e ndeshjeve mes skuadrave jo thelbësore. Kjo vetëm sa do të përshpejtojë rënien e futbollit evropian, shkruan abcnews.al.

Sipas Forbes, Real Madrid është klubi i 13-të më i vlefshëm sportiv në botë, më parë ne ishim në vendin e 5-të. Në këtë vlerësim janë vetëm 3 klube futbolli. Këto klube [në listë] duhet të bëjnë diçka shumë mirë në SHBA dhe shumë keq në Evropë.

Të ardhurat audiovizive të NFL kanë tejkaluar ato të Champions League. E përsëris: ata duhet të bëjnë diçka shumë mirë në SHBA dhe shumë keq në Evropë. Futbolli po e humb betejën.

Futbolli ka nevojë për menaxhim profesional, modern dhe transparent. Duhet të ndalojmë përkeqësimin e cilësisë së futbollit. Kjo është arsyeja pse ne morëm hapin për të ofruar një kompeticion si Superliga”.

Madridi, së bashku me Barcelonën dhe Juventusin, janë klubet e vetme që janë ende të angazhuara në projektin e Superligës Evropiane.

Megjithatë, deri më tani ka pasur pak lajme për Superligën dhe më 15 dhjetor do të përcaktohet ligjshmëria e saj në gjykatë. /G.D abcne

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!