“Futbolli për Kombin 2022-2025”, Duka: Do i jepet mundësia të gjithëve

schedule19:23 - 17 Shkurt, 2022

schedule 19:23 - 17 Shkurt, 2022

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025”, në një event ku kanë marrë pjesë drejtues të FSHF-së, personalitet nga bota e futbollit, e jo vetëm.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka theksuar se mbështetje do të ketë çdo person pavarësisht nga mosha, gjinia spo situata social-ekonomike.

Federata ka bërë të mundur gjithashtu edhe sigurimin e bazës së materialeve që i duhet çdo fëmije që dëshiron të luajë futboll nëpërmjet nismës “Uniforma ime”.

Mundësitë për t’u angazhuar në futboll pavarësisht nga mosha, gjinia,apo situata social-ekonomike”, është një nga nëntë shtyllat kryesore ku do të mbështetet “Futbolli për Kombin 2022-2025”.

Një nga nismat kryesore është projekti ‘Uniforma ime’, me anë të së cilës Federata do t’u ofrojë të gjithë setin e bazës materiale falas çdo fëmije që luan futboll në Shqipëri, që nga akademia e klubeve profesioniste deri në klubet e fëmijëve amatore, nga Veriu në Jug.

Po finalizojmë kontratën me detajet e fundit dhe shumë shpejt do të nisë procesi i marrjes së të gjithë kërkesave nga çdo klub dhe akademi, e më tej furnizimin përkatës. Buxheti i parashikuar për këtë nismë arrin rreth 1 milionë euro në vit, dhe do të mbulohet nga të ardhurat e FSHF-së.

Projekti i dytë i rëndësishëm që do të ndihmojnë rritjen e numrit të fëmijëve që luajnë futboll dhe rritjen e nivelit të futbollit në Shqipëri, lidhet me fuqizimin e shoqatave rajonale, duke ju dhënë gjithë pavarësinë operacionale dhe financiare. Në Asambletë e gjithë shoqatave u miratuan në mënyrë unanime të gjithë buxhetet e shoqatave, në një buxhet total vjetor rreth 1.1 milionë euro, që do të financohet e gjitha nga FSHF.

Pika e tretë, ndër më të rëndësishmet është ndërtimi i 100 fushave. Me Bashkitë e disa qyteteve dhe klubet përkatëse, jemi dakordësuar për ndërtimin e disa fushave me planet përkatëse dhe kontratat përkatëse për t’u finalizuar, dhe për një pjesë të mirë kemi nisur edhe punimet”, deklaroi kreu i futbollit shqiptar. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!